Lexoni edhe:
Dy vite mandat të qeverisjes së mirë dhe reforma në drejtësi, Qeveria fiton nga BE 5.25 mil. €
Një britanik ka mbetur i shokuar kur ka marrë një gjobë prej 100 funte për parking të palejuar, pasi vetura e tij kishte dalë vetëm afro 7.5 centimetra jashtë vizës së parkingut, raporton “The Sun”, të martën.
Julian Griffiths 59-vjeçar, ka thënë se kishte paguar veturën e tij për dhjetë minuta, ndërsa ishte futur në një lokal.
Por, në nxitim, ai nuk kishte shikuar mirë se si e ka parkuar veturën e tij Renault Clio. Vetura e tij kishte kaluar për afro 7 centimetra vizën e bardhë.
Dy javë më vonë, ai u gjobit me 100 funte për shkelje të rregullave të parkingut.
“Unë mendova se po bëjnë shaka. Kurrë nuk kam menduar se duhet të jetë në mënyrë perfekte e parkuar vetura. Do të kuptoja po të kishte dalë gjysma e veturës jashtë, por është çmenduri për 7 centimetra”, ka thënë Julian.
Julian, që kishte parkuar veturën në “Parc Tawe” në Swansea, ka apeluar tash ndaj gjobës.
Nuk është personi i parë që është ankuar për gjobë të tillë parkingu. Një person tjetër po ashtu ishte gjobitur me 100 funte për arsyen e njëjtë.
(Kosova Sot Online)