
Lexoni edhe:
Një shenjë që paralajmëron që urgjentisht duhet të ndërprisni dietën
Më 1 tetor në Serbi ka nisur regjistrimi i popullsisë, rrjedhimisht edhe regjistrimi i popullsisë në Preshevë, Megjvegjë dhe Bujanoc.
Përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi, kanë bërë thirrje shqiptarëve të participojnë në censusin në Serbi.
Një shenjë që paralajmëron që urgjentisht duhet të ndërprisni dietënLexoni edhe:
Ragmi Mustafi, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, ka bërë të ditur se regjistrimi do të zgjasë për 1 muaj.
“Më 1 tetor fillon regjistrimi i popullsisë edhe në Luginën e Preshevës, një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm, madje edhe historik. Për dy dekada kishim më pak shërbime e më pak institucione. Andaj le t’i përgjigjemi diskriminimit me regjistrim. Le t’i përgjigjemi pasivizimit duke regjistruar çdo shqiptar”, ka thënë Mustafi.
Postimi i tij:
REGJISTROHU!
[?] [?] me sot edhe 31 ditë zgjat regjistrimi popullsisë.
[?] Në komunën e Preshevës janë 73 regjistrues të udhëhequr nga 12 instruktor.
[?] Në komunën e Bujanoc janë 83 regjistrues të udhëhequr nga 13 instruktor.
[?] Në komunën e Medvegjës janë 21 regjistrues të udhëhequr nga 4 instruktor.
[?] Çdo regjistrues ka detyrim ligjor që të vizitoj çdo shtëpi dhe ti regjistroj gjithë familjarët.
[?] Emri, mbiemri dhe numri personal janë të dhënat e nevojshme për anëtarët e familjes nga Diaspora
[?] Call Center është 0800 444 005, thirrja është pa pages. Ju vetë mund të lini terminin se në çfarë kohe të vie regjistruesi.
[?] Regjistrohu, regjistro familjen, regjistro të gjithë e gjithsecilin nga Kosova apo nga Diaspora.
(Kosova Sot Online)