Lexoni edhe:
Vuçiq në inate me Ukrainën që nga lufta e Kosovës: Nuk na mbrojtët kur u sulmuam nga NATO
Miliarderi gjenial Elon Musk i njohur për shkathtësinë në biznes dhe në teknologji nuk përton të nxisë debat e kontroversë as në çështje gjeopolitike. Si zakonisht mjetin e preferuar e ka rrjetin social Twitter e këtë herë zemëroi ukrainasit.
Elon Musk që jo rrallë herë me postimet e tij në Tweeter ka shkaktuar kokëçarje edhe për qarqe politike këtë herë zemëroi qeverinë ukrainase me një anketë që e propozoi në Twitter rreth vullnetit politik popullor në rajonet ukrainase të pushtuara nga Rusia.
“Ta provojmë këtë atëherë: vullneti i popullit që jetojnë në Donbas dhe Krime do të duhej të vendosë nëse duan të jenë pjesë e Rusisë apo Ukrainës.”
Shpejt iu përgjigj Mihail Podolyak, këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky që e kritikoi për këtë tentim duke ia bërë me dije që me këtë po rrezikon të duket se po legjitimon siç i quan pseud-referendumet.
“A je duke provuar që të legjitimosh pseudo-referendume që u kryen nën kërcënim armësh e nën kushte persekutimi, ekzekutimi masiv dhe torturë? Nismë e gabuar.”
Musk iu përgjigj duke sqaruar se e mendoi si zgjidhje një votë në mbikëqyrjen e ndonjë organizate të besueshme. Më pastaj ai sqaroi më tej se e sheh si të përshtatshme qasjen si në Kosovë.
“Jo unë po sugjeroj që të votohet nën mbikëqyrjen e OKB’së (zgjedh entitetin politik tënd më të besueshëm ose shtetin)”. Më tej ai mori edhe shembull Kosovën në këtë diskutim në Twitter.
“Ndoshta një qasje e ngjashme me Kosovën”.
Nga e si e lidhi Musk këtë çështje me Kosovën si zgjidhje të ngjashme nuk u shpjegua më tej.
Podolyak ishte i durueshëm mund të thuhet, zyrtarë të tjerë ukrainas e shanë dhe e ofenduan Musk për këto qëndrime e diskutime në Twitter rreth situatës në Ukrainë.
Musk ka shprehur dhe ndihmuar hapur Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë duke i dërguar dhe aktivizuar shpejt teknologjinë e tij StarLink që mundësoi internetin e ndërprerë në fushëbetejat e Ukrainës.
Let’s try this then: the will of the people who live in the Donbas & Crimea should decide whether they’re part of Russia or Ukraine
— Elon Musk (@elonmusk) October 3, 2022
(Kosova Sot Online)