![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Ky është shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, viktima një 77-vjeçare
![Ky është shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, viktima një 77-vjeçare](/uploads/kosova-sot/images/2022/October/05/auto_arrestim1664957389.jpg)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00 në rrugën magjistrale Prishtinë – Mitrovicë, saktësisht në fshatin Babimoc, ku një veturë ka goditur për vdekje një grua. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet është Bekim Bugujevci, 50-vjeçar.
Bugujevci është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.
Ndërkohë Sinjali mëson se viktima është një grua 77-vjeçare e nacionalitetit serb dhe banore e fshatit ku ndodhi aksidenti.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
(Kosova Sot Online)