Vizat, Bislimi tregon çfarë iu kërkua shtesë Kosovës

  • E.k /
  • 05 October 2022 - 14:18
Vizat, Bislimi tregon çfarë iu kërkua shtesë Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se tema e liberalizimit të vizave është në pikën e pestë të agjendës së takimit të grupit punues të liberalizmit të vizave.

Bislimi tha se pika që mbulon Kosovën do të jetë në agjendë në ditën e dytë, konkretisht më 13 tetor, teksa shtoi se disa nga vendet anëtare kanë kërkuar një vlerësim të raportit të Komisionit Evropian në lidhje me progresin që ka pasur Kosova nga viti 2018 deri më tani.

“Për këtë angazhim, stafi im bashkë me departamentet për integrime evropiane brenda ministrive të linjës kanë përgatitur një imput prej 33 faqesh që ia kemi dërguar Komisionit Evropian”.

“Nga ky material, Komisioni Evropian ka përgatitur një raport të shkurtër të ri-vlerësimit që nesër iu shpërndahet vendeve anëtare dhe pastaj javën tjetër diskutohet në mbledhjen e përbashkët”, është shprehur Bislimi.

Tutje, ai tha se ky s’është hapi i fundit, teksa shtoi se janë edhe pesë hapa të tjerë, por që se shpreson se të gjithë këta hapa do të përmbyllen në një periudhë relativisht të shkurtër, pa dhënë ndonjë datë të caktuar se kur mund të ndodh liberalizimi i vizave.

(Kosova Sot Online)