“Izoloni shtëpitë”, Rizvanolli tregon a do t’u ndihmojë Qeveria qytetarëve?

  • E /
  • 06 October 2022 - 12:19
“Izoloni shtëpitë”, Rizvanolli tregon a do t’u ndihmojë Qeveria qytetarëve?

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se këtë vit nuk do të ketë subvencionim për izolim të shtëpive, ndonëse një gjë të tillë e kërkoi vetë ajo disa ditë më parë.

Në një konferencë për media, Rizvabolli tha se ekspertët e MCC-së kanë rekomanduar që të mos fillohet me masa të shpejta për izolim të shtëpive sivjet.

“Në ndërkohë, kanë filluar pilotim të masave nga MCC dhe ekspertët e tyre që kanë punuar në këto masa, ka qenë rekomandim i tyre që të mos fillojmë me masa të shpejta për izolim të shtëpive sivjet, duke marrë parasysh për dëmët që mund të shkaktohen në shtëpi, në qoftë se nuk bëhen intervenimet me një plan të duhur por edhe duke e parë që në masat që janë zbatuar në të kalurën ka pasur tendenca për keqpërdorime.

Andaj duke marrë parasysh kompleksitetin e subvencionimit të shtëpive nuk kemi dashur që të dizajnojmë masa në një formë të shpejtë dhe pa i menduar të gjitha fazat në mënyrë që të mos lejojmë keqpërdorimin e asnjë euro të konsumatorëve”, deklaroi ministrja Rizvanolli.

(Kosova Sot Online)