Lexoni edhe:
Lista e zezë e SHBA-ve akoma e pa plotësuar më kokat e liderëve politik të Kosovës të përfshirë në lidhje me nëntokën e krimit të organizuar
Një alarm global është lëshuar për katër shurupe të kollës nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
OBSH-ja njoftoi se ato mund të lidhen me vdekjen e 66 fëmijëve në Gambia. Produktet ishin prodhuar nga një kompani indiane, Maiden Pharmaceuticals.
“Kjo kompani ka dështuar të jepte garanci për sigurinë e tyre”, shtoi OBSH.
OBSH i identifikoi ilaçet për të cilat është lëshuar alarmi, si solucioni Oral Promethazine, shurupi i kollës për fëmijë Kofexmalin, shurupi i kollës për bebe Makoff dhe shurupi Magrip N Cold. Katër produktet ishin identifikuar në Gambia, por “mund të jenë shpërndarë, përmes tregjeve informale, në vende ose rajone të tjera”, tha OBSH.
Organizata paralajmëroi se përdorimi i tyre mund të rezultojë në lëndime serioze ose vdekje, veçanërisht te fëmijët.
Ndërhyrja e OBSH-së erdhi pasi autoritetet mjekësore në Gambia zbuluan një rritje të rasteve të dëmtimit akut të veshkave tek fëmijët.
Të miturit ishin kryesisht nën moshën pesë vjeç në fund të korrikut. Qeveria e Gambisë që atëherë ka pezulluar përdorimin e të gjitha shurupeve me paracetamol.
Po ashtu ajo u ka kërkuar njerëzve të përdorin tableta në vend të tyre. Zyrtarët shëndetësorë të Gambisë thanë muajin e kaluar se dhjetëra fëmijë kishin vdekur, pa dhënë një numër të saktë.
(Kosova Sot Online)