Lexoni edhe:
Ministria e Financave thotë se sot mund t’i ekzekutojë pagat, por me një kusht
Gjatë seancës së sotme, Kabineti Qeveritar ka marrë pyetje e deputetëve. Një sër pyetje i janë parashtruar edhe ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu. Disa prej tyre nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni, që s’ishte i kënaqur me përgjigjen e parë të ministrit.
Deputeti Hyseni ka folur sot në Kuvend për ngecjen e punimeve në disa prej rrugëve që për vite të tëra nuk kanë përfunduar.
Ministria e Financave thotë se sot mund t’i ekzekutojë pagat, por me një kushtLexoni edhe:
“Infrastruktura në vendin tonë ka nevojë urgjente që të jetë në fokusin e ministrisë. Janë segmente të caktuara rrugore që kanë filluar vite më parë, e në të cilat duhet bërë progres”, tha deputeti, duke veçuar rrugën Prishtinë-Podujevë e Prishtinë-Mitrovicë, të cilat edhe më tutje kanë ngecur në punime.
Ai e pyeti Aliun se a do të ketë aktivitete nga ministria për avancinimi e këtyre projekteve.
“Si ministër po dalë të deklarojë që problemet në projektet aktuale që janë në ekzekutim e sipër në tërë Kosovën, pra për gjithë ato që folët, problemet të cilat dalin cdo ditë janë probleme të natyrës qoftë që kanë të bëjnë me shpronësime, dhe në veçanti që kanë të bëjnë me projekte që iu dalin punë të paparashikueshme dhe defekte në vazhdimësi”, ka thënë ministri Aliu.
Ai tutje ka folur për rritjen e çmimeve, duke përmendur ndikimin e luftës së Rusisë në Ukrainë.
Për deputetin Hyseni, kjo nuk ishte një përgjigje konkrete, ai e vazhdoi këtë temë me dy replika të tjera.
“Falemnderit për detajet, por unë besoj se për qytetarët duhet të jemi më konkretë sa i përket dinamikës se kur mund të fillohen punimet dhe kur mund të shohin realizim të projekteve”, tha Hyseni.
Ai tha se “po e njofton” ministrin edhe për disa probleme të vendosura në magjistralen Prishtinë – Podujevë, më saktësisht në fshatin Besi.
Edhe kësaj replike iu përgjigje ministri Aliu, duke thënë se po merret vetë intensivisht me rrugën Prishtinë – Podujevë.
Deputeti Hyseni mori sërish fjalën duke i dhënë “këshilla” ministrit për këtë magjistrale. /Express/
Fotografia e përdorur si ilustruese e artikullit është nga një seancë e kaluar.
(Kosova Sot Online)