Lexoni edhe:
Vuçiq: Askush më s’i beson historisë së Kurtit për destabilizim
Shaqir Vukaj Ish-ambasadori i RSH ne Federatën Ruse ka bërë një paralele të luftës në Kosovë dhe asaj në Rusi. Ndër shumë pyetje ai ka ngritur si çështje edhe faktin se si rusët dikur luftonin krah serbëve në Kosovë.
Kurse tash kur i është bërë thirrje nga shteti i tyre po hezitojnë të shkojnë në luftë
Vuçiq: Askush më s’i beson historisë së Kurtit për destabilizimLexoni edhe:
Ky është statusi i plotë pa ndërhyrje:
Nuk po pranojnë të shkojnë të Iuftojnë për Rusinë në Ukrainë. Por, pikërisht rusët ishin treguar të gatshëm të Iuftojnë për Serbinë në Kosovë.
Në prag të fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër Jugosllavisë, opinioni publik rus ishte nxitur aq shumë në favor të serbëve dhe kundër shqiptarëve, sa vetëm gjatë katër ditëve të para, mbas fillimit të bo*bardimeve, në Rusi janë regjistruar 70 mijë vullnetarë për të shkuar në Kosovë e për të Iuftuar përkrah serbëve, kundër shqiptarëve e NATO-s….
Megjithëse kanë kaluar shumë vite nga përfundimi i Iuftës për Kosovën, ajo ka vazhduar të zërë një vend të rëndësishëm në punimet e shumë autorëve. Me këtë temë janë marrë politikanë, analistë, diplomatë, historianë, ushtarakë, gazetarë etj. nga shumë vende të Evropës e botës.
Tërheq vëmendjen veçanërisht trajtimi i kësaj teme në Rusi, ku janë botuar e vazhdojnë të botohen kujtime, analiza, komente, studime e libra voluminozë aq sa pa frikë mund të thuhet se me to mund të krijosh një bibliotekë të tërë.
Pa folur për historianë e studiues, analistë e politologë, për të kanë shkruar personalitetet më te larta politike të Rusisë së asaj kohe, presidenti e kryeministri, ish kryeministra të Bashkimit Sovjetik e Rusisë, ministra të jashtëm, ushtarakë të lartë etj.
Në librin e tij “Maratona presidenciale” presidenti i parë i Federatës Ruse, Boris Jelcin, libër ku siç thotë vetë autori “bën përmbledhjen dhjetëvjeçare në politikë, si president i Rusisë”, një vend të rëndësishëm i ka kushtuar Kosovës.
Ish ministri i jashtëm në periudhën e krizës kosovare e më vonë, gjatë Iuftës për Kosovën, kryeministër i Rusisë, Evgeni Primakov, në librin e tij “Vitet në politikën e madhe”, është marrë gjatë me temën e Kosovës, madje, për të, ajo ka qenë “tema më e mprehtë dhe problemi më i vështirë i asaj periudhe”
Ish kryeministri Bashkimit Sovjetik në vitet 1985-1990, N. I. Rizhkov i ka kushtuar Kosovës një libër me rreth 450 faqe, të titulluar “Golgotha jugosllave”. Pothuajse asnjë personalitet i lartë i politikës ruse të asaj kohe, që ka shkruar për atë periudhë, nuk i është shmangur temës së Kosovës.
Tema e Kosovës vazhdon të tërheqë edhe sot e kësaj dite vëmendjen e studiuesve, historianëve e analistëve rusë. Në këtë kuadër përmendim botimin e Institutit të Analizës politiko-ushtarako të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse “Ballkani sot dhe nesër”, librat “Faktori Kosovë”, “Faktori shqiptar i krizës ballkanike”, botimin voluminoz të Akademisë së Shkencave të Rusisë, “Konflikti në Kosovë dhe siguria ndërkombëtare” etj.
Tërheqin vëmendjen kujtimet e botuara të vullnetarëve rusë që kanë marrë pjesë në Iuftën e Kosovës, përkrah serbëve kundër shqiptarëve e NATO-s.
Në kuadrin e këtyre botimeve, një vend të rëndësishëm zë libri i V. S. Çërnomërdinit “Ftesa”. Autori është personalitet shumë i njohur shtetëror dhe shoqëror në Rusi, i cili në periudhën 1993-1998, ka qenë kryeministër i Rusisë. Libri, që mund të përfshihet në zhanrin e kujtimeve politike, i kushtohet veprimtarisë ndërmjetësuese dhe rolit që ka luajtur ai si përfaqësues i posaçëm i presidentit rus Boris Jelcin, për përfundimin e Iuftës në Kosovë, në vitin 1999.
Para disa vitesh, shumë të dhëna konsideroheshin sekrete shtetërore të palëve të përfshira në konfIiktin për Kosovën, të NATO-s, ish Jugosllavisë, UÇK-së e të shumë vendeve të tjera, përfshi Rusinë, e cila ka luajtur një rol tepër të rëndësishëm. Disa prej tyre kanë filluar të dalin e të bëhen të njohura për publikun. Por shumë të tjera vazhdojnë të mbahen “sekret” neper arkiva e mund të hapen mbas 50 apo 100 vitesh dhe studiuesit e historianët, në të ardhmen, do të nxjerrin shumë te vërteta që ne sot nuk i dimë. Por disa prej aktorëve kryesorë të asaj kohe, politikanë, diplomatë, ushtarakë etj. kanë shkruar kujtimet e tyre të cilat, të marra në tërësi, paraqesin një burim me vlerë, jo vetëm për psikologjinë politike të autorëve, por edhe për të parë se sa e vështirë ka qenë për palët kapërcimi i pengesave që rridhnin nga stereotipat e vjetruara etnike e politike, se sa të vështira ishin vendimet politiko-ushtarake për kapërcimin e krizës. Dhe secili ka shkruar nga këndvështrimi i tij, kuptohet në mbrojtje të interesave që ai ka përfaqësuar.
Por jo vetëm kaq. Në kujtimet e secilit është fryma e kohës në të cilën shkruhet, rrethanat, situata politike, pasojat e atyre ngjarjeve të rëndësishme ku ata kanë qenë dëshmitarë apo aktorë me peshë, etj. Por në shumicën e rasteve ato … Do të shtoja që kujtimet, pavarësisht kush është autori, gjithmonë kanë një lloj subjektivizmi….. Nga ky kënd duhet parë edhe libri i Çërnomërdinit, i botuar në vitin 2003 në Moskë.
Por, kryesorja, ai duhet parë si kujtime të përfaqësuesit të Rusisë, i asaj Rusie që historikisht kishte qenë përkrahëse dhe mbrojtëse e Serbisë, madje edhe në atë kohë kur e gjithë bota dënonte veprimet e Millosheviçit, Beogradi kërkonte dhe gjente mbështetje tek Rusia… dhe trimërohej prej saj.
Mendoj se për lexuesin tonë është interesant të njohë dhe qëndrimin e palës tjetër, do me thënë të shohë qëndrimin e Rusisë, e cila, që ditën e parë të fillimit të bombardimeve (madje shumë më herët) i cilësonte këto bombardime si agresion i hapur i SHBA dhe vendeve të Evropës Perëndimore kundër Jugosllavisë, si një krizë globale, si një sulm që ka për qëllim rrëzimin e Millosheviçit, si një përgatitje për veprime kundër Rusisë e shpërbërjen e saj, etj.
SuImi ajror i NATO-s kundër Jugosllavisë e gjeti Moskën të papërgatitur, sepse ajo nuk besonte ose nuk donte të besonte se NATO do të ndërmerrte një veprim të tillë, megjithëse për këtë kishte të dhëna të sakta nga shumë burime, zyrtare e jo zyrtare, nga NATO e, sigurisht, nga kanale sekrete.
Problemi i Kosovës, me të gjitha kontradiktat e zhvillimet, në radhë të parë në funksion të marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave, nuk ka qenë i panjohur për Moskën.
Menjëherë mbas Iuftës Dytë Botërore, Kosova ka zënë një vend jo të vogël në trekëndëshin e marrëdhënieve Beograd-Tiranë-Moskë, aq sa me problemin e saj është marrë edhe vetë Stalini. Madje ky problem është diskutuar në takimet e tij me udhëheqës të lartë jugosllavë. Tërheq vëmendjen fakti se, në qoftë se Tito e ka pranuar me diplomaci që Kosova është shqiptare dhe do i kthehet Shqipërisë në momentin e përshtatshëm (dokumentet ruse e asaj kohe flasin se Moska ndiqte me kujdes marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave në funksion të Kosovës), udhëheqës me peshë të Jugosllavisë së asaj kohe kanë pranuar se ajo është shqiptare dhe do i kthehet Shqipërisë (për shembull Kardeli gjatë takimit me Stalinin në Moskë, në vitin 1947).
Hrushovi, në kujtimet e tij kur shkruan për mosmarrëveshjet e udhëheqjes shqiptare me Titon, arrin në përfundimin se, “ato ishin të lidhura në radhë të parë me problemin e Kosovës dhe të shqiptarëve në Jugosllavi”. Ai pohon se ky problem është diskutuar disa herë me Titon, madje, ai i ka pohuar Hrushovit se “në Jugosllavi jetojnë më shumë shqiptarë se në Shqipëri”. Drejtori i institutit të Sllavistikës në Akademinë e Shkencave të Rusisë, akademiku Vollkov, duke analizuar prishjen e marrëdhënieve midis Moskës dhe Tiranës shkruan se “në themel të kësaj prishjeje qëndronte problemi i marrëdhënieve me Jugosllavinë, ndaj së cilës udhëheqja shqiptare ushqente urrejtje të egër që lidhej, në radhë të parë, me moszgjidhjen e problemit nacional (të Kosovës)”.
Këto dhe shumë të tjera tregojnë se, Moska që herët ka qenë në dijeni të problemit të Kosovës, se ajo është shqiptare dhe e banuar nga popullsi autoktone, në shumicë shqiptare. Shumë fakte dhe dokumente flasin që ajo e ka ditur me kohë se problemi i Kosovës ka qenë tepër i rëndësishëm, në mos përcaktues në marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave, siç ka ditur edhe trajtimin që u bënte Beogradi shqiptarëve të Jugosllavisë. Por edhe në kohët më të mira të marrëdhënieve shqiptaro-sovjetike, Moska nuk i ka përkrahur kërkesat e drejta të shqiptarëve dhe, deri më sot, nuk njihen raste kur ajo ti ketë mbështetur ata, qoftë edhe një herë të vetme. Përkundrazi, ajo vazhdimisht ka mbështetur Beogradin, madje duke u përpjekur të përdorë, sipas saj, argumente shkencore, historike, etnike, politike etj., ku janë angazhuar historianë, politologë, gazetarë, kisha ruse e, sigurisht, diplomatë, politikanë, deputetë, ministra e kryeministra.
Për Moskën zyrtare problemi i Kosovës ishte zgjidhur një herë e mirë në kuadrin e Serbisë, pavarësisht brenda “Jugosllavisë së madhe” apo të “Jugosllavisë së vogël”. Shpërbërja e Jugosllavisë dhe Iuftërat në Slloveni, Kroaci apo Bosnjë, në fillim të viteve 90-të, për Moskën dukej se nuk kishin lidhje me Kosovën. Ajo filloi të angazhohej seriozisht për problemin e Kosovës në vitin 1997, kur UÇK-ja kishte dalë si forcë e organizuar në Iuftën për çlirim dhe, Perëndimi, më ne krye SHBA, morën përsipër zgjidhjen e problemit të Kosovës. Megjithëse, siç shkruan ish kryeministri i Rusisë E. Primakov në kujtimet e tij, ai, në vitin 1996, në postin e shefit të Zbulimit të Jashtëm të Rusisë, e kishte paralajmëruar Millosheviçin: “Kushtojini vëmendje Kosovës. Atje po krijohet një situatë shpërthyese, që do të jetë e vështirë të përballohet”
Tërheq vëmendjen fakti se, që nga kjo kohë e deri më sot, media, politikanë, historianë, ushtarakë etj., rusë, i kanë kushtuar vëmendje të veçantë problemit të Kosovës, por në mbrojtje të interesave të Beogradit.
Aq e vërtetë është kjo, sa studiuesi i njohur i problemeve ballkanike, prof. dr. A. G. Zadohin ka shkruar: “Duhet pranuar që qëndrimi i Rusisë ndaj çështjes shqiptare ka qenë tepër pro serb…”
Kur problemi i Kosovës u hodh për diskutim në tavolinat e mëdha të politikës ndërkombëtare, Moska doli zyrtarisht në mbrojtje të Beogradit dhe politikës së tij, duke u shprehur me dhjetëra herë në takime e mbledhje ndërkombëtare, në deklaratat e pafund të Ministrisë së Punëve të Jashtme, të Dumes Shtetërore, Këshillit të Federatës, nëpërmjet qëndrimeve e deklarimeve të kryeministrit, presidentit etj. Madje presidenti Jelcin arriti deri aty sa, kur po mbahej Konferenca e Rambujesë, deklaroi: “Nuk lejojmë ndërhyrje të huaj në Kosovë, nuk lejojmë askënd të prekë Kosovën”.
Duhet thënë se gjatë gjithë këtyre viteve, opinioni rus është b*mbarduar me të pavërteta, trillime e shtrembërime për Kosovën e shqiptarët. Për politikanët e historiografinë zyrtare ruse, Kosova nuk ka qenë asnjëherë shqiptare. Madje për ta, “Kosova ka qenë dhe është Serbi”. Për Moskën zyrtare, Kosova ka qenë e banuar me serbë dhe shqiptarët janë element i shfaqur vonë, tepër vonë aty. Sipas disa politikanëve, historianëve e studiuesve rusë, shqiptarët janë vendosur në Kosovë mbas Iuftës së Dytë Botërore dhe ata i ka sjellë aty Tito! (Absurditete të tilla kanë shkruar politikanë si ish kryeministrat Primakov e Rizhkov, ish-kryetari i Bashkisë së Moskës e kandidati për President i Rusisë Lluzhkov, shkrimtari Sollzhenjicin apo profesorët me emër si Lisickin, Shelepin, Guskova etj., etj.)
Në të gjitha këto shkrime për Kosovën, një vend i rëndësishëm i është kushtuar nacionalizmit shqiptar, “i nxitur edhe nga Tirana”, i cili sipas tyre “ka qenë burimi i shumë të këqijave” dhe se pikërisht “nacionalizmi shqiptar është një ndër shkaqet kryesore, në mos kryesori, që çoi në shpërbërjen e Jugosllavisë”.
Në Rusi, suImi ajror i NATO-s kundër Jugosllavisë u prit gati si suIm kundër saj. Kundërshtimi i Moskës ishte tepër i ashpër. Qëndrimet e deklarimet e udhëheqësve rusë ishin tepër këcrënuese. Ushtria u vu në gatishmëri, flota ushtarake e detit të Zi u bë gati të nisej drejt ujërave të Adriatikut, kudo anë e mbanë Rusisë u krijuan komitete për regjistrimin e vullnetarëve për të shkuar në Kosovë. U arrit deri aty sa, Duma Shtetërore aprovoi krijimin e aleancës ushtarako-politike Rusi-Bjellorusi-Jugosllavi, veprim i cili, për pak, sa nuk e futi Rusinë në Iuftë me NATO-n.
Ishte pikërisht qëndrimi i Moskës që e mbante me kurajë dhe e nxiste Millosheviçin për të mbajtur atë pozicion që tashmë dihet, si ndaj shqiptarëve ashtu edhe ndaj NATO-s. Duket pak kontradiktore, por, ishte pikërisht po ajo Moskë që mori përsipër rolin ndërmjetësues për rregullimin e problemit të Kosovës e tërheqjen e Millosheviçit nga Kosova.
Duke u kthyer te ajo kohë, duhet pohuar se politikanët perëndimorë nuk kishin llogaritur rezistencë të gjatë nga Millosheviçi. Sipas shumicës së tyre ai do të rezistonte pak ditë e do të tërhiqej. Kur u pa se ai nuk po tërhiqej dhe në radhët e disa prej këtyre politikanëve po lindnin dyshime për dobinë e vazhdimit të bombardimeve e, madje, ndonjë edhe po lëkundej duke patur edhe propozime për ndërprerjen e bombardimeve, u përfshi Rusia. Janë bërë shumë komente që vazhdojnë edhe sot rreth përfshirjes së Rusisë, e cila mori përsipër rolin e ndërmjetësuesit, madje rolin kryesor për ndërprerjen e b*mbardimeve, tërheqjen e serbëve nga Kosova dhe arritjen e marrëveshjes së shumëpritur.
Emërimi i Çërnomërdinit në rolin e përfaqësuesit të posaçëm të presidentit të Rusisë (më 14 prill) është vlerësuar si një veprim i mençur i Jelcinit, i cili nga një anë shmangu kryeministrin Primakov dhe njerëzit e tij që po tregoheshin më pro serbë se ç’duhej dhe, nga ana tjetër, zgjodhi një “njeri të fuqishëm, të zgjuar dhe që ka autoritet jashtë Rusisë” – siç e përcaktoi atë Jelcini.
Është e vërtetë se Çërnomërdini, që më herët, por veçanërisht me fillimin e bombardimeve të NATO-s, në ndryshim me shumë politikanë rusë, u tregua i matur dhe realist. Ai nuk vinte nga shkollat e diplomacisë sovjetike, me profesion ishte inxhinier që kishte punuar shumë vite kantiereve dhe në fushën e ekonomisë. Si kryeministër i Rusisë, kishte dhënë prova që ishte njeri i matur, i arsyeshëm, si njeri i pajtimit të konfIikteve, që i kapërcente natyrshëm mosmarrëveshjet e kontradiktat. Caktimi i tij në ketë rol u prit mirë edhe në Perëndim, sidomos nga amerikanët (janë shprehur mendime se ata kanë luajtur rolin e tyre për këtë zgjedhje), francezët, gjermanët etj.
Është interesant fakti se emërimi i tij në këtë rol, nga shumë politikanë, ushtarakë, medie ruse etj. nuk u prit mirë, disa prej të cilëve u shprehen publikisht kundër tij. Sigurisht që kjo lidhej me shume faktorë. Në radhë të parë, me situatën e brendshme të Rusisë që ishte e mbarsur me mosmarrëveshje, Iuftë për pushtet, rreziqe për shkarkimin e qeverisë, shpërndarjen e Dumes Shtetërore, nxjerrjen jashtë ligji të Partisë Komuniste etj. ku në ballë të sulmeve ishte presidenti Jelcin, madje, pikërisht në këtë periudhë u kërkua dhe shkarkimi i tij.
Cërnomërdini e filloi menjëherë misionin e tij.
Shaqir Vukaj
*Ish-ambasadori i RSH ne Federatën Ruse
(Kosova Sot Online)