Lajmi i fundit: Qeveria i ekzekuton pagat e mësimdhënësve
Qeveria, më në fund, ka vendosur t’i ekzekutojë pagat e mësimdhënësve, të cilat i ndali për shkak të grevës së mbajtur gjatë shtatorit.
Lajmin e ka konfirmuar Sazan Ibrahimi, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës.
“Janë ekzekutuar dhe kanë filluar të dalin”, ka thënë Ibrahimi.
Se u kanë dalë pagat, medias i kanë thënë edhe disa mësimdhënës.
(Kosova Sot Online)