A po çon mesazh Scholz? Zgjedh foto kryesore atë me presidenten Osmani, “zhduk” Vuçiqin

  • 08 October 2022 - 08:22
A po çon mesazh Scholz? Zgjedh foto kryesore atë me presidenten Osmani, “zhduk” Vuçiqin

Duke qenë se Serbia po refuzon të rreshtohet krahas shteteve demokratike për të vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe Vladimir Putinit, SHBA dhe BE kanë filluar të ndryshojnë pozicion ndaj Beogradit zyrtar.

Kjo u pa qartë edhe në takimin e fundit në Pragë në kuadër të fillimit të Komitetit Politik, ku në disa sekuenca Aleksander Vuçiq shihej i vetëm në mes të sallës, derisa liderët tjerë të gjithë ishin në grupe të ndryshme duke biseduar me njëri-tjetrin.

Një ndryshim i tillë i qëndrimit të BE-së, përkatësisht shteteve anëtare karshi Serbisë reflektohet edhe në postimin e kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, edhe në “Facebook” por edhe në “Instagram”.

Scholz në fotografitë e zgjedhura për “facebook”, fotografinë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka vendosur në katër prej fotografive kryesore, derisa në “Instagram” ku ka vendosur edhe më shumë fotografi, përsëri fotografia e takimit me presidentin francez, Emmanuel Makron dhe me presidenten Vjosa Osmani është prej fotografive të përzgjedhura.

(Kosova Sot Online )