Lexoni edhe:
Të gjitha shtetet e pa zhvilluara po “eksportojnë” kriminel në vendet e Bashkimit Evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka vizituar Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. Ai është pritur nga ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së SHSKUK-së, Pranvera Zejnullahu Raçi.
Në takim kanë qenë edhe ushtruesja e detyrës së ministres të Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku, zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, kryetarja e bordit të SHSKUK-së, Aida Rexhepi, si dhe drejtori i Njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK-së, Musa Vitija.
Të gjitha shtetet e pa zhvilluara po “eksportojnë” kriminel në vendet e Bashkimit Evropian
Pas takimit Kurti, para mediave ka folur edhe për djegien e veturës së drejtorit të njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK-së. Sipas tij, edhe pse dy herë ia kanë djegur veturën ai prapë ka dalë sot në punë, kryeministri e falënderoi atë për përkushtimin.
Vizita e Kurtit në QKUK, ndodhë vetëm disa ditë pas dorëheqjes nga detyra e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifit.
Aktualisht edhe Ministria e Shëndetësisë. por edhe QKUK-ja, janë pa drejtues dhe të dyja institucionet funksionojnë me zëvendës dhe ushtrues detyre.
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi pas 11 muajve nga emërimi dha dorëheqje nga kabineti qeveritar.
Largimi i Latifit erdhi pas kritikave të shumta ndaj tij në menaxhimin e shëndetësisë.
Latifi është ministri i dytë i larguar nga kjo pozitë gjatë kësaj qeverisje.
Para tij ishte Arben Vitia i cili kishte dhënë dorëheqje për t’u fokusuar në garën për kryetar të Komunës së Prishtinës.
Në letrën e publikuar të dorëheqjes nga Latifi, është thënë se për këtë vendim ai kishte menduar tash e disa muaj.
“Me zhgënjim të thellë dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit, po ju informoj se në mënyrë efektive ju ofroj dorëheqjen time nga posti i ministrit të Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, që nga sot me datën 6 tetor 2022”, është shkruar në letrën e publikuar të dorëheqjes nga Latifi.
“Bashkangjitur me këtë letër, gjeni një përmbledhje të shkurtër të të gjeturave, sfidave të ballafaquara si dhe të arriturat në këta 10 muaj të mi si ministër”, ka përfunduar ai.
Institucionet e Kosovës, akoma nuk kanë publikuar një deklaratë zyrtare për largimin e ministrit nga kjo pozitë.
Lidhur me këtë çështje as ministri Latifi, akoma nuk është deklaruar.
(Kosova Sot Online)