Nexhmedin Spahiu e quan banal vendimin e Komunës së Mitrovicës

  • E.k /
  • 11 October 2022 - 13:51
Nexhmedin Spahiu e quan banal vendimin e Komunës së Mitrovicës

Profesori i shkencave politike, Nexhmedin Spahiu, ka komentuar veprimin e Komunës së Mitrovicës për të prerë pemët afër çerdhes së fëmijëve, duke e konsideruar banal.

Spahiu ka theksuar se fëmijët janë ata që më së shumti kanë neboj për ajër të pastër dhe për këtë arsye pemët nuk duhet të priten.

Sipas Nexhmedin Spahiut arsyetimi i Komunës së Mitrovicës për ti prerë pemët është banal.

Postimi i plotë i tij:

Komuna e Mitrovicës paska ndërmend t"i pres pemët afër çerdhes së fëmijëve me pretekstin që rrezikojnë jetën e fëmijëve. Çfarë arsyetimi banal? Aty ku mushkërive të njoma u duhet më shumë oksigjen në të gjitha anët I kanë rrethuar me beton e tash duan t'ua presin edhe pemët e me I lanë pa oksigjen fare.

(Kosova Sot Online)