Alarm për manipulime në regjistrimin e shqiptarëve në Luginë, kërkohet ndërhyrje e OSBE-së

  • E.k /
  • 12 October 2022 - 10:19
Alarm për manipulime në regjistrimin e shqiptarëve në Luginë, kërkohet ndërhyrje e OSBE-së

Qeveria e Kosovës ka alarmuar se procesi i regjistrimit të popullsisë në Serbi, po bëhet në dëm të shqiptarëve.

Përmes një reagimi publik, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, kërkon që të ketë përfshirje urgjente të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Ai deklaroi se OSBE-ja duhet të jetë e përfshirë dhe prezent në procesin e regjistrimit të popullsisë në Serbi, në zonat ku jetojnë shqiptarët.

Sipqs tij, procesi i regjistrimit atje, po bëhet me manipulime në dëm të shqiptarëve.

“Ka pengesa agresive dhe të shënjestruara për regjistrimin e shqiptarëve në Serbi”, shkroi Bislimi në llogarinë e tij.

“Sidomos në Medvegjë, janë vetëm tre komisionarë që flasin shqip dhe të gjithë janë të vendosur në zona të pabanuara nga shqiptarët”, tha Bislimi.

“Ka nevojë urgjente për përfshirjen e OSBE-së për t’i parandaluar këto manipulime”.

(Kosova Sot Online)