Aliu: Aksioni në Brezovicë është i qëlluar, atje kemi edhe problemin e hidrocentraleve

  • G.g /
  • 12 October 2022 - 13:04
Aliu: Aksioni në Brezovicë është i qëlluar, atje kemi edhe problemin e hidrocentraleve

Liburn Aliu, Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, pas mbledhjes së qeverisë ka dalë në konferencë për media ku u pyet edhe për aksionin në Brezovicë, ku pritet të sekuestrohen 100 objekte të ndërtuara në kundërshtim me ligjin.

Ministri Aliu tha se ky aksion është i qëlluar dhe për menyrën e dhënies së lejeve ndërtimore atje nuk ka pas kujdes, sidomos Komuna e Shtërpcës.

“Aksioni në Brezovicë është i qëlluar dhe është duke e pasur efektin e vet, degradimi që ka ndodh në zonën e Brezovicës dhe përgjithësisht në Parkun Sharr janë të natyrave të ndryshme. Përpos ndërtimeve pa leje janë hidrocentralet e të cilat edhe prerja e pyjeve që ka qenë një proces i vazhdueshëm dhe ka degraduar në të gjitah pyjet tona, sidomos brenda parqeve. Edhe në parkun nacional Sharri dhe në parkun nacional të Bjeshkëve të Nemura”, tha Aliu.

“Për Brezovicën e kemi edhe problemin e hidrocentraleve”, u shpreh ministri.

“Mënyra e dhënies së lejes, procedurat kërkojnë kujdes të madh, mendoj se nuk ka pasur sidomos në nivelin komunal të Shtërpcës, prandaj edhe prokuroria duhet ta bëjë detyrën e saj dhe ne kemi gatishmërinë të bashkëpunojmë me ta në këtë fushë”, tha Aliu ndër të tjera.

(Kosova Sot Online)