Ambasadori britanik thirrje shqiptarëve: Mos i lini fëmijët të shkojnë në Angli, kemi program për vende pune në Kukës

  • E /
  • 12 October 2022 - 13:52
Ambasadori britanik thirrje shqiptarëve: Mos i lini fëmijët të shkojnë në Angli, kemi program për vende pune në Kukës

Ambasadori i Britanisë së Madhe në vendin tonë u ka bërë thirrje të rinjve shqiptarë që të mos largohen nga Shqipëria.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij për mediat ambasadori, Alastair King-Smith ju drejtua me një mesazh edhe familjarëve të cilët çojnë të afërmit e tyre në mënyrë ilegale drejt Mbretërisë së Bashkuar. Ai tha se fëmijët e tyre po përdoren nga banda kriminale që po i detyrojnë ti futen rrugës së krimit.

Deklarate per mediat ambasadori britanik:

Jam në Kukës për të nisur me programin “Perspektiva të reja për qarkun e Kukësit”. Kjo është iniciativa jonë më ambicioze në veri të Shqipërisë. Do të garantojë aftësi të reja dhe punësim në këtë rajon. Mesazhi im për të gjithë ata që po mendojnë të udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar në mënyrë të paligjshme është, prisni, mos shkoni tani dhe mos rrezikoni jetën tuaj! Ajo që ju tregohet në mediet sociale nuk është realiteti. Ju po dëgjoni kryeministren britanike se Britania po kërkon punëtorë, prandaj rrini këtu dhe aplikoni për viza në mënyrë ligjore. Mos ikni ilegalisht, mesazhi im për prindërit dhe anëtarët e familjes është që kriminelët dhe trafikantët po shfrytëzojnë fëmijët tuaj dhe po i detyrojnë ata t’i hyjnë botës së krimit.

(Kosova Sot Online)