“Heshtja apo injorimi i një gruaje i zvogëlon ata që e injorojnë”, me kë e ka Ganimete Musliu?

  • E /
  • 12 October 2022 - 14:03
“Heshtja apo injorimi i një gruaje i zvogëlon ata që e injorojnë”, me kë e ka Ganimete Musliu?

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka bërë një deklaratë në Facebook duke krahasuar situatat mes grave dhe burrave kur kundërshtojnë për ndonjë çështje.

Pa treguar se me kënd e ka këtë mesazh, Musliu ka shkruar se heshtja apo injorimi i aktivitetit të një gruaje, nuk e zvogëlon atë grua, por i zvogëlon ata që tentojnë të heshtin dhe të injorojnë.

“Kur kundërshton një burrë dhe jep dorëheqje për shkak të pakënaqësive,  atë e  falënderojnë për kontributin dhe e vlerësojnë për punën ndërsa kur kundërshton një grua dhe nuk pajtohet me maskaradat, asaj nuk i njihet kontributi dhe nuk ka mirënjohje për aktivitetin e saj dhe e linçojnë si antireformiste. Heshtja apo injorimi i aktivitetit të një gruaje, nuk e zvogëlon atë grua, por i zvogëlon ata që tentojnë të heshtin dhe të injorojnë”.

Së fundi, Musliu ka shfaqur në publik disa mospajtime që ka me partinë e saj, PDK-në. Kjo u shpërfaq pas Konventës Programore të partisë ku Musliu nuk mori pjesë.

(Kosova Sot Online)