
Përfaqësuesja serbe: Kam 15 vite këtu dhe nuk kisha dëgjuar diçka të tillë

Fjalimi i Edi Ramës në Asamblenë e Këshillit të Europës solli reagime të shumta nga ana e përfaqësuesve të grupimeve të ndryshme politike. “Në emër të grupit të PPE jam e tronditur, ishte mungesë respekti e kësaj organizatë.
Raporti nuk ishte serb apo rus, por i kësaj organizate, i miratuar nga shumica dërrmuese. Sinqerisht kam mbetur pa fjalë. Kam 14 vite këtu dhe nuk kisha dëgjuar kurrë diçka të tillë”, tha Elvira Kovács, përfaqësuese e Partive Popullore Europiane dhe nënkryetare e Parlamentit të Serbisë
Edhe përfaqësues të tjerë të grupimeve të ndryshme shprehën pakënaqësi ndaj fjalimit dhe kërkuan kohë për të debatuar mbi çështjen.
(Kosova Sot Online)