Lexoni edhe:
Jasharaj: Të shtunën s’do të ketë mësim për t’i kompensuar orët humbura, Nagavci veproi njëanshëm
Grupi punues i Këshillit Evropian është duke mbajtur takimin, ku në rend dite do të jetë edhe çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Në Këshill do të nisë diskutimi për të parë se a ka mbështetje nga shtetet anëtare dhe se a mund të lëvizet përpara.
Diskutimi për liberalizimin e vizave në këtë takim do të nis rreth orës 14:00-14:30, dhe se i njëjti do të jetë i mbyllur.
Komisioni Evropian ditë më parë u ka dërguar vendeve anëtare të Bashkimit Evropian një dokument ku rithekson se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.
Por cilat janë hapat që duhet ndjekur në rast se sot ka ljam pozitiv për liberalizmin e vizave.
Eksperti i kësaj fushe Taulant Kryeziu ka shpjeguar procedurat që duhet ndjekur institucionet e Bashkimit Evropian deri te vendimi final që shtetasit e Kosovës të mund të udhëtojnë lirshëm në zonën Shengen.
Shpjegimi i procedurave nga Kryeziu:
1. Këshilli: Miratimi i pozicionit negociues në Këshill
2. KE/PE/KBE/: Pajtim në mes të Këshillit dhe PE, Trialogue (Trialogjet janë takime joformale trepalëshe për propozimet legjislative midis përfaqësuesve të Parlamentit, Këshillit dhe Komisionit. Qëllimi i tyre është të arrijnë një marrëveshje të përkohshme për një tekst të pranueshëm për të dy ,Këshillin dhe Parlamentin)
3. Parlamenti Evropian: Votimi në Seancë Plenare të Parlamentit Evropian( në lexim te parë me shumicë te thjesht,ne lexim të dytë me shumicë absolute)
4. Këshilli: Miratimi nga Ambasadorët COREPER II
5. Këshilli : Miratimi nga Këshilli i Ministrave me shumicë te kualifikuar apo ajo që quhet shumicë e dyfishtë 55% te vendeve anëtare, që përfaqëson të paktën 65% te popullsisë se BE-së
6. Ceremonia e nënshkrimit
7. Publikimi në Gazetën Zyrtare të BE-së
8. Hyrja në fuqi
(Kosova Sot Online)