Ky është 34-vjeçari i dyshuar për vrasjen në tentativë në Pejë, sulmoi me sëpatë dhe thikë vëllezërit dhe nënën e tij
Gazeta Sinjali sot raportoi për një rast tronditës që ka ndodhur në fshatin Kosuriq të Pejës, ku një person dyshohet se ka sulmuar me sëpatë dhe thikë familjarët e tij. i dyshuari është arritur që të arrestohet dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që u arrestua është 34-vjeçari, Burim Maznikolli.
Burim Maznikolli
Policia e gjeti Maznikollin të lidhur në dysheme, pasi i njëjti dyshohet se kishte sulmuar me sëpatë vëllezërit e tij. Nga e gjithë ngjarja vëllai i madh i Maznikollit ka mbetur i plagosur tri herë me thikë, e po ashtu edhe nëna e të dyshuarit ka marrë trajtim mjekësor në spital si pasojë e lëndimeve të marra nga dhuna e përjetuar.
34-vjeçari me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti për tri vepra penale “Vrasje në tentativë”, “Dhunë në familje” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
(Kosova Sot Online)