Lexoni edhe:
Bashkimi Evropian duhet ti jep fund premtimit, të merr vendim pozitiv për vizat dhe ta nxjerr Kosovën nga gjendja e izolimit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, i është drejtuar ish-kryesuesit të ZRRE’së, Ali Hamitit, duke i thënë se po e kap stresi kur po përmenden firmat serbe.
“z.Hamiti, s’di pse kur po përmenden këto firmat serbe po të rrok njëfarë stresi, njëfarë presioni”, ka thënë Thaçi.
Hamiti i kthehet më pas, duke i thënë se vetëm po i duket.
“Jo hic valla, vec ty po të doket. Vallahi jo. Le bre…”, tha Hamiti.
Deputeti i Lëvizjes Vetëendosje, Arbër Rexha, është përplasur verbalisht me ish-kryesuesin e Bordit të ZRRE’së, Ali Hamitin, derisa ky po intervistohej në Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022.
Gjithçka nisi pasi Rexha i tha Hamitit se po e arsyeton dhe relativizon blerjen e energjisë nga kompania e Vukhamoviqit dhe kompanitë tjera.
“S’është pyetje për mu”, tha Hamiti.
Pasi Rexha e përsërit pyetjen, Hamiti i kthehet deputetit të VV’së me “o djalë”, duke i thënë se “s’po merr vesh”.
Rexha pastaj i thotë që të mos e ofendojë.
Më pas ka ndërhyrë edhe kryesuesi i Komisionit, Hajdar Beqa, i cili tha që pyetjet të bëhen vetëm për periudhën që po hetohet dhe përgjegjësitë e ZRRE’së.
“A bën unë me marr fjalën e mos me më ndërpre as ti as Hamiti. S’jeni tu më lanë me fol”, tha tutje Rexha.
“Janë shpall tendere. Tenderët kanë qenë publikë. Ka pas kush me i kontrollu., S’i ka kontrollu ZRRE’ja. S’ka qenë përgjegjësi e jonë dhe pikë””, i është përgjigjur pastaj Hamiti.
(Kosova Sot Online)