Qeni që po i përshëndet fqinjët
Golden Retrieveri i quajtur Huckleberry pëlqen të përshëndesë fqinjët dhe miqtë e rinj nga çatia e shtëpisë në Austin, Teksas.
Huckleberry filloi të tregonte anën djallëzore një vit pasi familja Lindenmuth u zhvendos në shtëpinë e tyre aktuale në Austin.
Pronarët pasi kuptuan se sa shumë i pëlqente Huckut të shikonte lagjen nga çatia, pronarët filluan të lejojnë vizita të mbikëqyrura në majë të shtëpisë, gjë që tani është bërë rutinë.
“Ne e lejojmë të hip atje vetëm kur jemi në shtëpi, përndryshe ai do të ishte atje gjatë gjithë ditës. Që kur është i vjetër, ne i kemi bërë një rampë të vogël tani, që të mos i lëndojë ijet duke u ngjitur lart”, tha Allie. Për shkak të kohës së tij në çati, Huck ka mbledhur mjaft fansa vendas dhe mbështetës në internet, dhe tani ka mbi 44 mijë ndjekës në Instagram.
Fqinjët e Lindenmuths dinë të kërkojnë Huckun në çati, ku qeni i përshëndet me padurim nga vendi i tij, por kalimtarët ende vijnë te dera çdo javë për të takuar Huckleberryn për herë të parë.
“Ai thjesht pëlqen të shikojë fqinjët që kalojnë. Ai ka një pamje të mahnitshme të Austin nga çatia. Unë me të vërtetë mendoj se ai mendon se është vetëm një zgjatim i oborrit. Ai leh me të gjithë fqinjët tanë për t’u thënë: “Përshëndetje!”, tha ajo.
(Kosova Sot Online)