Qiratë pritet të rriten vitin e ardhshëm në Zvicër, deri në kaq mund të shkojnë

  • E.k /
  • 15 October 2022 - 10:31
Qiratë pritet të rriten vitin e ardhshëm në Zvicër, deri në kaq mund të shkojnë

Perspektiva e rritjes së normës bazë të hipotekës, për herë të parë që nga futja në vitin 2008 e këtij standardi për përcaktimin e qirave, do të ketë pasoja për qiramarrësit, sipas një analize të re të bankës UBS.

Duke supozuar se Zyra Federale e Strehimit do të rrisë normën e interesit referencë dy herë vitin e ardhshëm me 25 pikë bazë, në mars dhe më pas në shtator, pronarët do të kenë të drejtë të rrisin qiratë me 6 për qind deri në fund të 2023-ës.

Dhe nëse inflacioni merret parasysh, qiratë mund të rriten edhe më shumë: nga 7 deri në 8 për qind, zbuloi UBS.

Megjithatë, UBS vëren se jo të gjithë pronarët do të kërkojnë qira më të larta, veçanërisht në zonat me norma të larta të vendeve të lira./albinfo.ch/

(Kosova Sot Online)