Lexoni edhe:
Politika e Vuçiqit duhet kushtëzuar dhe sanksionuar për krimet në Kosovë dhe mos distancim prej Rusisë!
Nën foton e tortës luksoze të ditëlindjes fshiheshin fjalë zemërthyese. Në vend që të bënin fotografi, të qeshnin dhe të buzëqeshnin të ftuarit, pasoi një situatë e pakëndshme.
“Nga 16 fëmijë, 13 kanë konfirmuar ditëlindjen. Vetëm tre prej tyre erdhën. Askush nuk kërkoi falje. Nuk mund ta përshkruaj trishtimin e një fëmije. E si munden fëmijët këtu të bëjnë miq, ta duan dhe respektojnë njëri-tjetrin”, ka shkruar nëna krahas fotos së tortës së vajzës së saj.
Ndërkohë, në komente, shumë prindër shprehën keqardhje dhe përmendën situatat e tyre të ngjashme ose më të këqija.
“Fëmija im në ditëlindjen e një shoku, ra nga 4 metra urë në kënd lojërash, theu femurin, 22 ditë qendroi në spital”, ishte komenti i një nëne tjetër. Edhe kështu vijuan edhe të tjerët.
(Kosova Sot Online)