Lexoni edhe:
Qiratë pritet të rriten vitin e ardhshëm në Zvicër, deri në kaq mund të shkojnë
Policia gjermane njoftoi të premten se kishte arrestuar një burrë për mosbindje ndaj urdhrit të policisë dhe kafshim të një qeni shërbimi, raporton AP.
Policia mori një telefonatë për një debat mes dy burrave 29-vjeçarë dhe një gruaje 35-vjeçare në qytetin perëndimor të Ginsheim-Gustavsburg pak pas mesnate.
Qiratë pritet të rriten vitin e ardhshëm në Zvicër, deri në kaq mund të shkojnëLexoni edhe:
Treshja u soll në një mënyrë “jashtëzakonisht agresive dhe jo bashkëpunuese”, tha policia në një deklaratë.
Oficerët nënshtruan vetëm një nga burrat duke përdorur forcë fizike.
“Gjatë rezistencës ndaj arrestimit, 29-vjeçari ka kafshuar edhe qenin e policisë”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se qeni nuk është lënduar.
Ndërkohë 35-vjeçarja ka goditur me grusht në fytyrë një polic dhe e ka plagosur.
Të tre u morën në paraburgim dhe kaluan pjesën tjetër të natës në burg./Euronews.al
(Kosova Sot Online)