![](/uploads/kosova-sot/images/2022/October/17/200x200_2221665990840.png)
Lexoni edhe:
Flet shqiptari që menaxhon 11 restorante në Rusi: Njerëzit janë lodhur
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se Kosova është në rrugën e duhur sa i përket tërheqjes së investimeve të huaja direkte, arsimit të dyfishtë, politikave të energjisë, si dhe qasjes ndaj integrimit rajonal.
Përmes një postimi, Rizvanolli ka treguar se ky ishte diskutimi në Institutin e Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, ku kanë diskutuar për hulumtime rreth politikave publike.
Flet shqiptari që menaxhon 11 restorante në Rusi: Njerëzit janë lodhurLexoni edhe:
“Nga diskutimet u bindëm që Kosova është në rrugën e duhur sa i përket tërheqjes së investimeve të huaja direkte, arsimit të dyfishtë, politikave të energjisë, si dhe qasjes ndaj integrimit rajonal”, ka shkruar tutje ajo.
(Kosova Sot Online)