
Lexoni edhe:
Flet djali i Hysni Gucatit: Babai ka hy në sallë, operacioni do të zgjasë rreth 6 orë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do ta shqyrtojnë në një nga mbledhjet vendimin e Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim në lidhje me shkeljet në Kuvendin zgjedhor të Listës GUXO.
Kjo zyrë ka konstatuar vërejtje kryesisht sa i përket zgjedhjes së dy kryetarëve. Këtë çështje zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i tha Ekonomia Online se Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim e ka monitoruar nga afër kuvendin e parë zgjedhor të partisë politike Guxo.
Flet djali i Hysni Gucatit: Babai ka hy në sallë, operacioni do të zgjasë rreth 6 orëLexoni edhe:
Sipas tij, të gjitha gjetjen do të shqyrtohet në njërën nga mbledhjen e radhës dhe KQZ-ja do të marrë vendimin meritor.
“Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, ka monitoruar nga afër kuvendin e parë zgjedhor të partisë politike Guxo”, tha Elezi.
“Kjo Zyrë ka renditur disa gjetje në raport me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Rregullën Zgjedhore 01/2013 për regjistrimin dhe veprimin e partive politike. Rekomandimi i Zyrës do të shqyrtohet në njërën nga mbledhjen e radhës dhe KQZ-ja do të marrë vendimin meritor”, shtoi ajo.
Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Çertifikim e KQZ-së e ka konsideruar të pavlefshëm zgjedhjen e dy kryetarëve në krye të partisë Guxo, dhe i ka rekomanduar kësaj partie që brenda 45 ditësh të sigurojë zgjedhjen e një kryetari të vetëm të partisë.
(Kosova Sot Online)