![](/uploads/kosova-sot/images/2022/October/18/200x200_veriu4-600x3601666074553.png)
Lexoni edhe:
“Në veri ka grupe të financuara nga shteti serb”
Dje ka ndodhur shkëmbimi më i madh i të burgosurve mes rusëve dhe ukrainasve, që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Moska dhe Kievi shkëmbyen në total 218 të burgosur, që ishin mbajtur rob lufte.
“Në veri ka grupe të financuara nga shteti serb”Lexoni edhe:
Në mesin e të zënëve rob kanë qenë 108 ukrainase, ku 12 prej tyre ishin civilë, ka njoftuar shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, Andriy Yermak.
“Ka qenë shkëmbimi më i madh i të zënëve rob, që ishin kryesisht gra”, thuhet në kumtesën e Yermak në Telegram.
Ai shtoi se 37 gra ishin zënë rob, pasi që forcat ruse morën nën kontroll fabrikën e çelikut Azovstal në qytetin port Mariupol.
(Kosova Sot Online )