Lexoni edhe:
Familja Rexhepi me reagim: Kriminelët të marrin dënimin e merituar, Bedriu vazhdimisht i ka shtrirë dorën e përkrahjes familjes Vllasaliu
Prokurori Armend Hamiti sot ka njoftuar se mbetjet mortore që janë gjetur në Novëbërdë janë të biznesmenit Bedri Rexhepi, që u raportua i zhdukur qe 1 vit e gjysmë. Ndër të tjerash, ai tha se është ngritur aktakuzë ndaj dy personave, derisa shtoi se Rexhepi dyshohet se u vra për 30 mijë euro.
Pas konferencës së prokurorisë, familja e Bedri Rexhepit ka dalë me një reagim, ku bëhet e ditur se të enjten do të bëhet varrimi i të ndjerit.
“Njëherit, duam të falenderojmë mediat dhe të gjithë qytetarët e Kosovës që na qëndruan dhe na përkrahën pa rezervë dhe pa ndërprerë gjatë gjithë kësaj periudhe shumë të rëndë për familjen tonë. Ju njoftojmë se varrimi do të bëhet të enjten, 20 tetor 2022, në ora13:00 ( Me namazin e Drekës ) në varrezat e qytetit në Shtime”, thuhet në reagimin e familjes Rexhepi.
(Kosova Sot Online)