Escobar i shkurtë në konferencë: Kosova, aleate e ngushtë e SHBA-së

  • E /
  • 19 October 2022 - 10:40
Escobar i shkurtë në konferencë: Kosova, aleate e ngushtë e SHBA-së

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një konferencë të përbashkët për media me presidenten Vjosa Osmani, ka qenë i shkurtër në deklarimin e tij për qëllimin e vizitës së tij në Prishtinë, që e nisi sot.

Ai përsëriti se Kosova është një aleate e ngushtë e SHBA-së, me të cilën ndan vlera të përbashkëta përvec parternitetit.

“Qëllimi i vizitës sime është për të shikuar mënyrën e bashkëpunimit me një aleate shumë të mirë dhe me një mike shumë, shumë të ngushtë. Është një miqësi dhe partneritet i bazuar jo vetëm në interest të përbashkët, por edhe ndarjen e vlerave të njëjta. Që të shpreh mbështetjen e SHBA-së për aspiratat euratlantike të Kosovës dhe për solidaritetin në kohë krize në Kosovë dhe për mënyrat për ta thelluar këtë partneritet, përfshirë edhe mbështetjen tonë edhe për pjesëmarrjen e Kosovës në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë Escobar.

Ai shtoi se Kosova ka kontribuuar shumë për agjendën e përbashkët dhe tha se zhvillimet e javëve të fundit përbëjnë indikatorë se si “Kosova po ndikon në agjendën e përbashkët të demokracisë dhe lirisë”.

Osmani dhe Escobar nuk morën pyetje nga mediat.

(Kosova Sot Online)