Policia reagon vetëm pasi një grua publikisht raportoi për dhunë në familje “e kapi djalin për fyti”

  • E.k /
  • 20 October 2022 - 08:13
Policia reagon vetëm pasi një grua publikisht raportoi për dhunë në familje “e kapi djalin për fyti”

Një grua me emrin Lumie Karaxha ka raportuar në një televizion një rast të dhunës në familje.

Ajo ka treguar se burri i saj “e ka kapur për fyti” djalin e saj, teksa tregon se edhe vetë ka pësuar tashmë nga ish-bashkëshorti.

Tregon se me burrin që po dyshohet për dhunë në familje ishte martuar pa lejen e familjes – shton se nuk e ka mbështetjen e vëllezërve.

”Jetoj me qira me djalin 8 vjeçar”, tregon ajo teksa qante

Pas këtij raportimi ka reaguar edhe Policia e Kosovës.

“Policia ka nisur hetimet, është identifikuar se personi i dyshimtë është person i njohur për policin, kundër të njëjtit janë hapë dy raste për dhunë në familje më herët. Fotografit e dërguara nga media janë foto të rastit të raportuar më parë , konkretisht të rastit të raportuar me datë 25 Shator 2022 , ndërsa kanosja që shihet në video incizim dyshohet se ka ndodhur në muajin Mars të këtij viti”.

“Në bazë të video incizimit dhe pas intervistimit të dyshuarit policia e Stacionit Policor në Suharekë , pas konsultimit me prokurorin kujdestar ka hap rast të ri për veprën penale “Kanosje –dhunë në familje”,thuhet në njoftimin e Policisë.

Personi i dyshuar i është vazhduar arresti shtëpiak 

(Kosova Sot Online)