E pranoi edhe Escobar: Ekzistojnë kërcënime për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor

  • E.k /
  • 20 October 2022 - 08:25
E pranoi edhe Escobar: Ekzistojnë kërcënime për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor

Gabriel Escobar, emisari special amerikan për Ballkanin Perëndimor, ka thënë se ekzistojnë kërcënime për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Escobar  ka deklaruar se këto kërcënime duhet identifikuar në mënyrë që të izolohen.

“Më duhet të them që ekzistojnë kërcënime për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Shumë prej këtyre kërcënimeve vijnë nga jashtë. Prandaj, duhet t’i identifikojmë dhe t’i izolojmë këto kërcënime nga ndikimet e këqija nga jashtë, që vijnë drejt partnerëve tanë.”, ka thënë fillimisht ai.

Më tej, Escobar, ka deklaruar se këto kërcënime për stabilitet nuk vijnë domosdoshmërisht nga Rusia, por edhe në forma të tjera si sociale e kibernetike.

“Kryesisht nga Rusia, por jo vetëm. Kërcënimet vijnë në forma të ndryshme, politike, sociale dhe së fundi kibernetike. Prandaj, po shohim që të krijojmë marrëdhënie më të afërt me partnerët tanë, duke përfshirë Kosovën, se si të mbrohemi nga kjo. Dhe, është e vërtetë që ka disa shtete që janë të cenueshëm dhe do të bashkëpunojmë ngushtë me Quintin, Bashkimin Evropian e nëpërmjet NATO-s për të parë se si do t’i adresojmë këto.“, ka thënë emisiari amerikan.

(Kosova Sot Online)