“Shumë të rijnë që ikën nga Kosova, ishin të punësuar”

  • E.k /
  • 20 October 2022 - 09:08
“Shumë të rijnë që ikën nga Kosova, ishin të punësuar”

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Lulzim Rafuna, tha se nuk dihet sa do të jetë rritja ekonomike për këtë vit edhe pse disa institucione kanë dhënë parashikimet e tyre.

Qeveria e Kosovës ka parashikuar që deri në fund të këtij viti, rritja ekonomike për vendi tonë do të jetë nga 4.5 deri në 5.7 për qind, ndërsa sipas Banka Botërore parashihet që rritja ekonomike të jetë  3.01 për qind.

E sa i përket deklaratës se Qeverisë se nga janari deri në gusht të këtij viti janë hapur mbi 15 mijë vende të reja pune në Kosovë, Rafuna tha se shumica e këtyre vendeve të punës janë formalizuar.

Ai po ashtu tha sipas një analize të tyre shumica e të rinjve që kanë ikur në vendet e BE-së kanë lënë vendin e punës në Kosovë.

“Mbetet për t’u parë për arsye se kemi shifra të ndryshme ose kemi parashikime të ndryshme na ana e Qeverisë, nga ana e Bankës Qendrore dhe nga ana e Fondit Monetarë Ndërkombëtarë si dhe Bankës Botërore. Mbetet për tu parë deri në fund të vitit se cili do të jetë ajo rritja ekonomike me e saktë, prej këtyre institucioneve”.

“Unë besoj që shumica e vendeve të punës janë formalizuar, mirëpo është edhe një pjesë që është hapur si vende të punës. Kur themi janë hap si vende të punës  e kam parasysh lëshimin e vendeve të punës nga at që kanë qenë të punësuar dhe që kanë dal jashtë vendit të punojnë me viza do të thotë, ikja e të rinjve që po bëhet, se jo gjithë të rinjtë që janë duke shkuar në vendet e BE-së, janë persona të cilët nuk kanë pasur punë, do të thotë një pjesë e tyre kanë qenë të punësuar. Me vetë faktin që ata që kanë lënë vendin e punës do të thotë që të tjerët punësohen në vendin e tyre. Kjo sipas analizës tonë të brendshme”, shtoi ai.

Rafuna, tha se inflacion në vendin tonë është i madh duka pasur parasysh se shumica e prodhuesve në e importojnë lëndën e parë nga vendet që janë të ndikuara nga lufta.

Ai i bëri thirrje Qeverisë që tu dalë në ndihmë qytetarëve e bizneseve dhe të ndërmarrë masa për ta luftuar inflacioni.

“Nuk kisha me quajtur krizë ekstreme sepse ende nuk kemi ardhur në atë fazë, mirëpo nuk është si të them indikacion i mirë inflacioni që ka mbërri në këtë nivel. Ne jemi duke importuar inflacioni, shumicën e mallrave që jemi duke importuar në vendin tonë jemi duke e importuar me vlerë më të lartë se sa që i kemi importuar në vitin 2021. Si Qeveri duhet me ndërmarrë masa për ta luftuar inflacioni, t’u ndihmoj qytetarëve, bizneseve. Kjo ngritje e madhe e inflacionit është te produktet ushqimore dhe produktet drurore që janë për ngrohje”, u shpreh ai.

Rafuna tha se ndihet krenarë që eksporti i produkteve  vendore ka arritur vlerën e mbi 600 milionë eurove, duke shtuar se Qeveria duhet të gjejë masa që të stimulojnë prodhuesit e bizneset, në mënyrë që të mos e vërejnë krizën.

“Është shpresëdhënëse dhe shumë pozitive, dhe jam shumë krenarë për këtë shifër që e kanë arritur bizneset tona. Shumica e këtyre bizneseve me kapitalin e tyre, apo investimet vetanake kanë arritur që të ngrihen dhe ta gjejnë tregun jashtë vendit tonë për të eksportuar. Kërkesa ime është për institucionet e vendit që të gjinden masa që të stimulojnë prodhuesit e bizneset tona në mënyrë që të mos vërehet kriza dhe të prodhojnë dhe eksportojnë sa më shumë prej vendit tonë në vendet e BE-së”, tha ai.

(Kosova Sot Online)