Ministria cakton tavanin e çmimeve, kaq do të shiten nafta e benzina sot

  • E /
  • 20 October 2022 - 09:46
Ministria cakton tavanin e çmimeve, kaq do të shiten nafta e benzina sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka përcaktuar tavanin e çmimeve për shitjen e derivateve në 24 orët e ardhshme.

Sipas vendimit të MINT, çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1 euro e 78 centë, i benzinës 1 e 41 centë, derisa i gazit 73 centë.

Çmimet janë të njëjta sikur ditën e djeshme.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe janë valide për 24 orë.

(Kosova Sot Online)