
Lexoni edhe:
Gazetari argjentinas “shpërthen” në lot gjatë intervistës me Messin
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është takuar me Presidentin e Policisë Federale të Gjermanisë, Dieter Romann, të cilin e ka ftuar për vizitë në Kosovë. Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se e ka falenderuar Romann për ndihmën e dhënë për Policinë e Kosovës si në ndihmën e vazhdueshme me paisje të ndryshme teknologjike, ashtu dhe në ngritjen e kapaciteve njerëzore kryesisht për kontroll dhe siguri të dokumenteve, falsifikim, migrim dhe kontroll të kufirit.
Gazetari argjentinas “shpërthen” në lot gjatë intervistës me MessinLexoni edhe:
“Presidenti i Policisë Federale theksoi se bashkëpunimi me Policinë e Kosovë ka qenë i shkëlqyer dhe se do të vazhdojë tutje me qëllim të luftimit të trafikimeve të ndryshme, shkëmbimin e informatave, përfshirë këtu edhe luftimin e migrimit ilegal. Presidenti Romann shprehi gatishmërinë e tij për vazhdimin e mbështetjës konkrete duke intensifikuar projektet e përbashkëta si në fushën e avancimeve të kapaciteteve njerëzore, po ashtu dhe në avancimin e teknologjisë për luftimin e formave të ndryshme të krimit kryesisht ndërkufitar”, ka shkruar Sveçla.
(Kosova Sot Online )