Ministrja e Jashtme e Gjermanisë-BE-së: Ia keni premtuar vizat Kosovës, duhet të ndodh tani

  • E /
  • 21 October 2022 - 14:34
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë-BE-së: Ia keni premtuar vizat Kosovës, duhet të ndodh tani

Ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rohde ka shpërndarë një fjalim të ministres së Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

Sipas tij, ajo sot ka përmendur sot liberalizimin e vizave për Kosovën. Ajo në një adresim ka thënë se Kosovës për disa vite me radhë i është premtuar heqja e vizave dhe se kjo duhet të ndodhë tani.

“Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock në deklaratën e saj hyrëse të takimit të sotëm të ministrave të jashtëm me partnerët e Procesit të Berlinit theksoi fuqishëm se BE ka premtuar liberalizimin e vizave për Kosovën prej vitesh tani dhe se duhet ta përmbushë atë”, shkroi ai.

(Kosova Sot Online)