Lexoni edhe:
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë-BE-së: Ia keni premtuar vizat Kosovës, duhet të ndodh tani
Policia e Kosovës ka bastisur pesë lokacione në Prishtinë lidhur me kontrabandimin me migrantë, ndërkaq bëhet e ditur se kanë konfiskuar revole, AK-47, fishekë, telefona etj dhe janë identifikuar edhe 31 viktima të kontrabandimit me migrantë.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se bastisja është realizuar sot në orët e mëngjesit.
“Kontrabandim me migrantë. Prishtinë, 21.03.2022, 08:00. Lidhur me rastin njësitë policore me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë kanë bërë bastisjen e pesë lokacioneve, ku gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar tri revole të llojeve të ndryshme, një armë automatike AK-47, një armë karabinë, një kornizë druri, rreth 218 fishekë, 15 aparate telefonike si dhe para të gatshme rreth dy mijë e dyqind (2220) euro”, thuhet në raport.
Po ashtu janë identifikuar edhe 31 viktima të kontrabandimit me migrantë.
Pas përfundimit të bastisjes janë arrestuar gjashtë shtetas të Kosovës dhe katër shtetas të huaj dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
(Kosova Sot Online)