Luljeta Plakolli emërohet U.D e rektores së UP-së

  • A.P /
  • 21 October 2022 - 15:52
Luljeta Plakolli emërohet U.D e rektores së UP-së

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës me shumicë votash ka shkarkuar Naser Sahitin nga pozita e rektorit të UP-së.

Këshilli Drejtues menjëherë sot ka emëruar Luljeta Plakolli Kasumi në pozitën e ushtrueses së detyrës së rektores së UP-së.

Këtë e ka bërë të ditur Arbëresha Nela Turjaka, zëvendës kryesuese e Këshillit Drejtues.

Ndërkaq, ajo ka thënë se kanë kërkuar që konkursi për rektor të UP-së të shpallet që nga e hëna.


(Kosova Sot Online)