![Dy vajza arrestohen pasi tentuan të fusin marihuanë në Dubravë](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/12/200x200_auto_burgu-dubraves-1-657x350_1546871068-688492015468713221694511793.jpg)
Sondazhi: 60% e qytetarëve mezi paguajnë faturat e muajit
![Sondazhi: 60% e qytetarëve mezi paguajnë faturat e muajit](/uploads/kosova-sot/images/2022/September/27/auto_RRYMA1664259893.jpeg)
Gati 32 milionë njerëz, ose ndryshe 60% e qytetarëve në Mbretërinë e Bashkuar po luftojnë çdo ditë për të paguar faturën e energjisë elektrike, njofton Autoriteti I Sjelljes Financiare në Britani (FCA).
Në sondazhin e kryer së fundmi, është vënë re se pamundësia ekonomike e britanikëve për të paguar faturat është rritur ndjeshëm që prej periudhës së pandemisë së Covid019 në vitin 2020.
Aktualisht, britanikët po përballen me rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve, raporton abcnews.al.
Hulumtimi i FCA-së tregon se më shumë se 4.2 milionë njerëz në Britani nuk kanë pasur mundësinë të paguajnë faturat e energjisë ose kreditë gjatë muajve të fundit në vend.
(Kosova Sot Online)