S’ka vend në kryesi për Liburn Aliun, Konjufca bëhet nënkryetar i parë e sposton Bislimin

  • A.P /
  • 23 October 2022 - 19:01
S’ka vend në kryesi për Liburn Aliun, Konjufca bëhet nënkryetar i parë e sposton Bislimin

Lëvizja Vetëvendosje është bërë me kryesi të re, të dielën.

Por ajo që vihet në sy është mungesa e Liburn Aliut. Vetëvendosja ia ka besuar pozitën e ministrit të Infrastrukturës, por jo edhe një pozitë partiake.

E Kurti zëvendësin e tij në qeveri nuk do ta ketë edhe në parti, pasi vendin e Besnik Bislimit si nënkryetar do ta ketë Glauk Konjufca.

Me këtë të fundit Kurti po shihet duke pirë kafe në vikend, një foto kur shihen bashkë është publikuar edhe sot.

Në një kohë kur është pretenduar që ka mosmarrëveshja të thella mes Kurtit dhe Konjufcës, kryetari VV-së ka vendosur ta ketë Konjufcën nënkryetar të parë. 

(Kosova Sot Online)