
Lexoni edhe:
Rastet e dhunimeve seksuale: Osmani e Hovenier thonë se Kosovës i duhet reagim nga institucionet
Gjeopolitika e re pas agresionit të Rusisë në Ukrainë dhe ndikimi i kësaj në Ballkanin Perëndimor do të jetë temë një ngjarjeje të Foreign Affairs and Security Forum (FAS Forum)”, që do te transmetohet edhe ‘live’ në media sociale. Shefi ekzekutiv i këtij forumi, Alejtin Berisha ka njoftuar se aty do të marrë pjesë edhe i dëguari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.
Gjithashtu, në panelet e diskutimit që nisin në orën 13:00 dhe zgjasin deri në orë 17:00, do të jenë pjesëmarrës diplomatë e njohës të shquar të proceseve politike.
(Kosova Sot Online )