Lexoni edhe:
“Rreth plagjiaturës të përbashkuar”, ORCA me aksion simbolik para Rektoratit
Edhe pak ditë kanë mbetur deri në zbatimin e vendimit për ndalimin e targave ilegale. Por, deri më tani, targat e automjeteve në RKS i kanë konvertuar vetëm 18 serbë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta shtyjë afatin edhe për 10 muaj. Por, sot edhe kryeministri Albin Kurti ka konfirmuar se nuk do të ketë shtyrje të afatit për targat.Në një përgjigje për Demokracia, Ministria e Punëve të Brendshme ka thënë se propaganda e Serbisë dhe e strukturave paralele ka bërë që të mungojnë rezultatet, derisa janë shprehur të vendosur që të mos e shtyjnë afatin e konvertimit të targave.
“Rreth plagjiaturës të përbashkuar”, ORCA me aksion simbolik para RektoratitLexoni edhe:
“Liria e lëvizjes, barazia por edhe sundimi i ligjit janë prioritet tona. Ndërkohe, ne do të vazhdojmë fushatën intensive anembanë Kosovës që deri me 31 tetor ky proces të përmbyllet”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.
Sipas kësaj ministrie, nga dita e parë e fillimit të regjistrimit të veturave ka pasur një interesim të madh të qytetarëve tanë dhe i njëjti interesim ka qenë edhe në veri. Megjithatë, sipas tyre, në veri është zhvilluar një propagandë nga vetë krerët e shtetit serb dhe ka pasur një presion të madh të strukturave ilegale në veri.
“Nga dita e parë e fillimit të regjistrimit të veturave kemi pasur një interesim të madh të qytetarëve tanë, i njëjti interesim ka qenë edhe në veri. Në veri të vendit gatishmëri nga qytetarët ka, por është zhvilluar një propagandë nga vetë krerët e shtetit serb dhe ka pasur një presion të madh të strukturave ilegale në veri të cilët çfarëdo pajtueshmërie të qytetarëve për tu legalizu në jetën e përditshme i përgjigjen me presione, kërcënime dhe sulme. Propaganda e krerëve të shtetit serb, përfshirë presidentit tē Serbisë, Vuçiq, si dhe veprimet e grupeve kriminale dhe strukturave ilegale janë të koordinuara dhe në shërbim të njëra tjetrës drejt qëllimit të frikësimit të qytetarëve tanë atje. Fatkeqësisht, dy rastet në veri të vendit, ai në Leposaviq dhe në Zveçan janë shoqëruar me incidente. Vetura e parë që është regjistruar në veri, e një rreshteri policor të Kosovës, i cili ka bërë kthimin e veturës në targa RKS, të njëjtit në orët e mbrëmjes i është sulmuar shtëpia dhe i është djegur një pjesë e saj. Poashtu, në Zveçan një qytetari serb iu dogj depo pasi ai kishte regjistruar veturën e djalit të tij”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.
MPB, po ashtu, thotë se duhet më shumë presion ndërkombëtar ndaj Serbisë, e cila me thirrjet e saj për mosregjistrim të veturave, po fton qytetarët serbë të Republikës sonë të veprojnë në ilegalitet.
“Ne duhet të flasim më shumë për këto veprime të shtetit të Serbisë dhe strukturave ilegale dhe grupeve kriminale që i përgjigjen Serbisë. Duhet më shumë presion ndërkombëtar ndaj Serbisë, e cila me thirrjet e saj për mosregjistrim të veturave, po fton qytetarët serbë të Republikës sonë të veprojnë në ilegalitet. Targave KM, GL, PR, PZ, DE, UR, etj, që janë denominime serbe për qytetet e Republikës së Kosovës, u ka skaduar afati i përdorimit qysh në shtator të vitit të kaluar. Ne në anën tjetër, para afatit të skadimit, po hapim afat të konvertimit me lehtësime financiare. Përmes një afati prej dy muajsh, ne po ofrojmë një dritare të re të konvertimit të këtyre targave, që janë relikt e pushtetit të Millosheviqit, me lehtësime të theksuara financiare që arrijnë vlerën deri në 5 mijë euro. Konvertimi në targa “RKS” siguron lëvizje të lirë, të papenguar dhe pa paragjykime në të gjithë Republikën e Kosovës. Me të dhe me ftesën për të konvetuar targat në RKS ne duam të vendosim ligjshmëri në vendin tonë”, thuhet në përgjigjen e MPB-së. .
Por, deri më sot, sipas përgjigjes zyrtare të MPB-së për Demokracia.com, vetëm 18 qytetarë serbë i kanë konvertuar targat e automjeteve nga targat ilegale, në të rregullta RKS.
Konvertimi i targave ka ndodhur në këto regjione:
Nga Regjioni 06 – kemi 6 automjete;
Nga Regjioni 02- kemi 7 automjete;
Nga Regjioni 04 – kemi 3 automjete;
Nga Regjioni 01 – kemi 2 automjete.
Ndërkohë, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili javën që shkoi ishte në Beograd dhe Prishtinë, tha se “është vetë Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, që ka kërkuar nga Kosova që ta shtyjë për 10 muaj afatin për konvertimin e targave ilegale të Serbisë në ato të Kosovës”.
“Biseda jonë për këtë është ende në një fazë të ndjeshme. Shpresoj shumë që do të zgjasin afatin, shpresoj se do të pranojnë kërkesën e vendeve të QUINT-it dhe kërkesën personale të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken për ta shtyrë atë, për ta bërë zbatimin më pak kaotik dhe për të krijuar kushtet për zbatimin e duhur”, tha Escobar gjatë qëndrimit në Beograd.
Sipas tij, nëse Kosova pranon të shtyjë afatin, atëherë gjatë këtyre dhjetë muajve “do t’iu kërkohet të bëjnë një fushatë informuese, të kryejnë më shumë konsultime me komunitetet që do të preken prej saj dhe të kenë më shumë koordinim me komunitetin ndërkombëtar”.
Edhe Bashkimi Evropian i kërkoi Kosovës që të shtyjë afatin për 10 muaj të konvertimit të targave serbe dhe regjistrimit të tyre në ato të Kosovës.
“Konkluzionet për lirinë e lëvizjes nga viti 2016 përfshijnë një afat kohor për ri-regjistrim, i cili duhet të ketë edhe udhëzime. Prandaj ne, në bazë të këtij procesi i kemi rekomanduar Qeverisë së Kosovës që të vendosë një afat kohor prej 12 muajsh për riregjistrim. Sipas të njëjtës logjikë, tani kërkojmë nga Qeveria e Kosovës të shtyjë afatin e tashëm edhe për 10 muaj”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Petter Stano.
Qeveria e Kosovës akoma nuk ka konfirmuar qartë nëse do ta shtyjë këtë afat. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ditë më parë tha se “Qeveria i kupton shqetësimet dhe brengat e të ngarkuarit amerikan Gabriel Escobar dhe i ndajnë po ato shqetësime me të, sepse siguria e paqja janë vlera dhe interes jetik i përbashkët”, tha zëdhënësi i Kurtit, sikur Escobar të kishte folur për shqetësimet e tij në Irak, jo në Kosovë.
“Njëkohësisht, ne kemi për obligim sundimin e ligjit, kushtetutshmërinë, vendimet qeveritare. Njëra nuk bën ta përjashtojë tjetrën. Nuk është data 31 e as 30 tetor akoma. Jemi në kuadër të fushatës për konvertimin e targave ilegale në ato legale RKS. Ju bëjmë thirrje përsëri qytetarëve serbë të Kosovës që t’i konvertojnë targat duke përfituar nga lirimi tatimor e doganor”, shtoi zëdhënësi i Qeverisë Kurti.
Lidhur me këtë ka folur edhe presidentja Vjosa Osmani. Sipas saj, “çështja e targave është mbi të gjitha çështje e sundimit të ligjit”.
“Partnerët tanë ndërkombëtarë nëse për vite kanë kërkuar që Kosova të punojë në sundimin e ligjit, ne këtë po e bëjmë. Andaj pres nga partnerët tanë që të na mbështesin në sundim të ligjit në trajtimin e të gjithëve në mënyrë të barabartë”, tha Osmani.
Ambasadorët e vendeve të Quintit, ku bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuara, Italia, Franca dhe Gjermania, dy ditë më parë takuan në Beograd, presidentin serb Aleksandër Vuçiq, të cilit i shprehën shqetësimin për prishjen e mundshme të stabilitetit në rajon, para përfundimit të afatit të Qeverisë së Kosovës për ri-regjistrim të makinave me targa serbe në ato të Republika e Kosovës.
Sipas një komunikate të Presidencës serbe, “edhe vetë presidenti Aleksandër Vuçiq ndan shqetësimet për tensionet e mundshme dhe ka thënë se Serbia është e përkushtuar për dialogun si mënyrë për zgjidhjen e çështjeve të hapura”.
Megjithatë, Aleksandër Vuçiq ka konsideruar, siç thuhet në komunikatë, se “tensionet janë shkaktuar për shkak të lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës”.
Sidoqoftë, javët e fundit ka një angazhim të shtuar të komunitetit ndërkombëtar me vizita të shpeshta në Kosovë dhe Serbi, në mënyrë që këto dy vende të arrijnë një marrëveshje finale për përmirësimin e marrëdhënieve dhe kjo marrëveshje të arrihet shpejt.
(Kosova Sot Online )