Lexoni edhe:
Targat serbe i konvertuan në “RKS” vetëm 18 serbë
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla në Samitin e Ballkanit Perëndimor ka thënë se iniciativat që po dalin në pah muajt e fundit tregojnë se Bashkësia Evropiane nuk është serioze në përpjeket për vendet e Ballkanit Perëndimor. Gërvalla gjithashtu tha se inciativa e “Ballkanit të Hapur” do të hap dyert për influeca ruse e kineze, dhe se Kosova dëshironë të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-s.
Ministrja e Punëve të Jashtme shtoi se “është vështirë të flasim sot për Evropën, paqen e stabilitetin pa e përmendur se duhet të menaxhojme dy sfida: 31 tetor çeshtja e zbatimit të ligjit, me rëndësi në Kosovë, por shihet nga Rusia dhe Serbia si mundësi për të përforcuar rrezikun në Kosovë dhe në vendet tjera, dhe problemi tjetër strukturor, rreziku afatgjatë për paqen në vendin tonë”.
Targat serbe i konvertuan në “RKS” vetëm 18 serbëLexoni edhe:
“Kemi një brengë muajt e fundit dhe këto iniciativat që po dalin në pah dhe na tregojnë neve që Bashkesia Evropiane nuk është serioze në përpjekjet për vendet e Ballkanit Perëndimor. Iniciativa e Ballkanit të Hapur do të hap dyert për influenca ruse e kineze. Ne dëshirojmë të jemi anëtarë të Bashkësisë Evropiane dhe të NATO-s. Integrimi në vetvete nuk është i mjaftueshëm kur i përshkruajmë alternativat për të ardhmen e regjionit. Integrimi euroatlantik garanton stabilitetin dhe paqen në regjionin tonë. Është vështirë të flasim sot për Evropën, paqen e stabilitetin pa e përmendur se duhet të menaxhojme dy sfida: 31 tetor çeshtja e zbatimit të ligjit, me rëndësi në Kosovë, por shihet nga Rusia dhe Serbia si mundësi për të përforcuar rrezikun në Kosovë dhe në vendet tjera, dhe problemi tjetër strukturor, rreziku afatgjatë për paqen në vendin tonë. Kështu kur flasim për të parin kemi çeshtje që duhet ta përfundojmë në ditet e afërta, që ka të beje pra me tabelat e veturave. Ata marrin një problem të vogël teknik, dhe e bëjnë çeshtje në vete, kështu që gjysma e Evropes, partnerët tanë në SHBA dhe Mbreterinë e Bashkuar po flasin me ne për tabelat e makinave, e kjo tregon që nëse si zgjedh problemet bazike, merresh me gjëra të vogla teknike”, tha Gërvalla.
Ministrja e Punëve të Jashtme ka folur gjithashtu edhe për dialogun me Serbinë, derisa ka ritheksuar se marrëveshja përfundimtare duhet të jetë me njohje reciproke.
“Dialogu ka të bëjë me normalizimin dhe njohjen reciproke, dhe marrëveshja përfundimtare duhet të jete kjo, kjo ia mundëson krejt regjionit të ketë bashkëpunim më të mirë”, tha Gërvalla.
“Çka do të thotë marrëveshje përfundimtare? Ne e krijojmë përshtypjen se gjërat në fund duhet të ndodhin në një të ardhme. Jam e bindur se pa pasur në tryezën e dialogut pyetjen e njohjes reciproke dhe të perballemi me të, në vend se të përballemi me çeshtje tjera teknike të parëndësishme, do jetë e vështirë të gjejmë zgjidhje me fqinjët tanë verior. Serbia ka dal jashtë rrugëtimit të saj evropian, janë larguar nga ajo rrugë dhe influenca ruse, dhe përshtypja e tyre mbi regjionin tonë është aq e fuqishme pasi Serbia sillet si diçka e thjesht në këtë politike, edhe pse kanë nënshkruar në New York marrëveshje për politikat e tyre të jashtme me Rusinë. Prandaj regjioni dhe Ballkani Perëndimor e kupton se cila është politika e jashtme ruse”, përfundoi Gërvalla.
(Kosova Sot Online )