Raporti i prokurorisë tregon se kush e shkaktoi aksidentin ku vdiqën burrë e grua nga Drenasi

  • E.k /
  • 25 October 2022 - 12:41
Raporti i prokurorisë tregon se kush e shkaktoi aksidentin ku vdiqën burrë e grua nga Drenasi

Burrë e grua nga Drenasi kanë vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mes dy veturave pasditën e djeshme në Nekofc të Drenasit. Lëndime trupore ka marrë edhe një grua që po voziste veturën e tipit “Opel Astra”.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, tha se aksidenti dyshohet se është shkaktuar nga vetura e tipit “Golf 2”, në të cilën ndodhej çifti.

Ndërsa, lëndime trupore ka pësuar edhe gruaja që po ngiste veturën e tipit “Opel Astra”.

“Rastit të cilit i referoheni, mund t’iu njoftojmë se sipas informatave fillestare dyshohet se, automjeti Golf II, në të cilin automjet kanë qenë dy persona (drejtuesi i veturës mashkull dhe pasagjerja femër), kanë shkaktuar aksident me automjetin Opel Astra, drejtuese femër e cila ka marrë trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërsa personat të cilët kanë qenë në veturën Golf II, fatkeqësisht kanë ndërruar jetë, ku me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në IIML për obduskion”, konfirmoi Ulaj.

Zëdhënësja Ulaj shtoi se prokuroria në koordinim me njësitë relevante janë “duke zhvilluar hetime rreth këtij aksidenti trafiku me fatalitet”.

Policia në raportin e saj 24-orësh tha se vetura Opel Astra ka qenë me targa të huaja.

“Fsh. Nekofc, Gllogoc 24.10.2022 – 17:10. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet në mes të dy veturave, njëra me targa vendore e tjetra me targa të huaja. Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë drejtuesi i veturës me targa vendore m/kosovardhe pasagjerja e të njëjtës veturë f/kosovare. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, tha policia. 

(Kosova Sot Online)