Kamioni godet për vdekje biçiklistin në Prizren
Një person është goditur për vdekje nga një kamion derisa ishte duke lëvizur me biçikletë në lagjen Kurill të Prizrenit.
Lajmin e konfirmoi Shaqir Bytyqi nga Policia Rajonale në Prizren.
Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Viktima është i moshës 63-vjeçare.
(Kosova Sot Online)