Lexoni edhe:
Deputeti ukrainas dha lajmin e madh: Njohja e Kosovës besoj do të ndodhë menjëherë pas luftës
82-vjeçari Shefik Krasniqi ka humbur jetën pas mesnate në Kukës.
Shkak i humbjes së jetës dyshohet se është bërë asfiksia, pasi banesa në të cilën jetonte 82-vjeçari është përshirë nga flakët.
Sipas policisë, zjarri u shkaktua si pasojë e lënies ndezur gjatë natës e sobës me dru.
Mësohet se Krasniqi jetonte i vetëm.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(Kosova Sot Online)