Lexoni edhe:
Policia e Kosovës publikon pamje: Ky person ka fshehur drogën në kamion, na ndihmoni ta kapim
Gjimnazi “Frang Bardhi” në Mitrovicë ka njoftuar për vdekjen e nxenëses Fjolla Derivishaj.
Varrimi i saj do të bëhet sot në orën 16:00, në varrezat e fshatit Kastriot.
Në njoftimin e gjimnazit s’është treguar arsyeja e vdekjes.
“E nderuara familja Dervishaj, nxënës dhe mësmdhënës të Gjimnazit “Frang Bardhi”, me marrjen e lajmit sot në mëngjes për humbjen e jetës së vajzës suaj, nxënëses sonë Fjolla Dervishaj, ndjehemi thellë të pikëlluar. Andaj, pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta për një zemër të mirë që ka pushuar së rrahuri, një shpirt engjëlli që u ngrit në qiell. Fjolla do të jetë përherë në kujtimet tona edhe pse jo fizkisht”, thuhet në postimin e shkollës.
(Kosova Sot Online)