Lexoni edhe:
Politikani francez me video nga Ura e Ibrit e quan UÇK-në “terroriste”
Vendimi i modifikuar i Qeverisë së Kosovës mbi riregjistrimin e targave përbëhet nga tri etapa.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi këtë e shpjegoi në konferencën për siguri që u organizua në Beograd. Ai tregoi se në fazën e dytë qytetarëve serbë që refuzojnë të ndërrojnë targat në legale gjoba do t’iu kushtojë 150 euro. Kjo masë e gjobitjes do të nisë nga 21 nëntori 2022 deri më 21 janar 2023.
Politikani francez me video nga Ura e Ibrit e quan UÇK-në “terroriste”Lexoni edhe:
“Nese s’jam gabim shuma e gjobës do të jetë 150 euro. Shpresojmë që ky proces të përfundohet pa ndonjë incident deri më 21 prill të vitit 2023”, ka thënë Bislimi derisa po shpjegonte tri fazat e vendimit.
Siç tha Qeveria dje zbatimi fillimisht nis me masën e dhënies së vërejtjes deri më 21 nëntor. Pastaj me masën e gjobitjes nga 21 nëntor 2022 deri më 21 janar 2023. Nga 21 janari 2023 deri më 21 prill 2023 do të vendosen targat provuese për veturat me targa ilegale. Ndërkaq, pas datës 21 prill të vitit 2023, nuk do të lejohet qarkullimi i veturave me targa ilegale.
Bislimi në këtë konferencë mori pjesë virtualisht pasi iu desh të kthehej meqë i thanë se Serbia nuk mund të ofrojë sigurinë apo se siguria ka qenë e cenuar.
(Kosova Sot Online)