Lexoni edhe:
Zgjedhja e kryeprokurorit të ri të shtetit të ri fillon nga pika zero, të pastrohet i gjithë sistemi i drejtësisë nga dora e zgjatuar e politikës së inkriminuar dhe mafies
Paraditen e sotme, në fshatin Bestrovë, Vlorë, dyshohet se duke mbledhur ullinj është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi L. V., rreth 65 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Po sot, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se duke krasitur pemët, është rrëzuar aksidentalisht nga pema, punonjësi i gjelbërimit, shtetasi E. H., 58 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, për të dyja ngjarjet.
(Kosova Sot Online)