Masat për targat, kjo është situata në vend

  • E.k /
  • 01 November 2022 - 12:04
Masat për targat, kjo është situata në vend

Qarkullimi në pikën kufitare Bërnjak është më i ulët se ditët e tjera dhe ka njësi të shtuara të EULEX-it, ndërsa sot hyri në  fuqi masa qortuese për targat ilegale në Kosovë.

Sot ka hyrë zyrtarisht në fuqi, masa qortuese për targat ilegale, vendim ky i Qeverisë së Kosovës për ata që refuzojnë t’i konvertojnë ato në ‘RKS’.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka bërë përgatitjet e duhura që nga ora 00:00 e datës 1 nëntor të fillojë me zbatimin e qytetarëve që kanë makinat targa ilegale.

Deri më tani nuk dihet sa është numri i qytetarëve që janë marrë masa. Megjithatë në pikën kufitare në Bërnjak në 30 minutat e fundit nuk ka hyrë brenda territorit të Kosovës asnjë makinë me targa ilegale.

Ndërkohë në mëngjes në Mitrovicën e Veriut pranë urës së Ibrit vetura KM ka pasur në numër të lartë, por që nuk janë parë policë që të marrin masa.

(Kosova Sot Online)